#rtvora #oranews
Një alarm për bombë në makinën e një gjyqtari në Korcë ka vënë në alarm policinë në qytetin juglindor mesditën e sotme.
Mjeti ishte në pronësi të gjyqtarit Markelian Kuqo, i cili sipas burimeve kishte marrë një telefonatë nga burgu i Drenovës ku e paralajmëronin se kishte bombë në makinë.
Ai ka njoftuar policinë që kanë ngritur një perimetër sigurie, ndërsa mësohet se në Korçë kanë shkuar edhe forcat RENEA dhe ato xhenio.
Nga të dhënat e para thuhet se alarmi ka rezultuar fals, por ekspertët ende vijojnë të kqyrin mjetin e gjyqtarit.
Markelian Kuqo, është gjyqtari që liroi nga qelia Gert Gjinarari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.
I pyetur nga gazetaret se nga kush i kishte mbërritur telefonata gjyqtari u shpreh: "Nga grushti kriminel i atdheut tim!" Kuqo shtoi se nuk kërkonte mbrojtjen e askujt.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/telefonata-nga-burgu-i-drenoves-alarmon-gjyqtarin-bombe-ne-makin
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz