#rtvora #tempora
Ish zv.ministre e Jashtme, Edith Harxhi e ftuar në emisionin ?Tempora? në RTV Ora nuk mbështet deklaratën e Albin Kurtit se Shqipëria duhet të kalojë më parë nga Kosova e më pas në Beograd.
Sipas saj Shqipëria nuk duhet të kalojë patjetër nga Prishtina, por që liderët shqiptarë duhet të konsultohen me ata kosovarë.
Edith Harxhi: Nuk duhet të kalojë patjetër nga Prishtina. Liderët shqiptarë duhet të konsultohen patjetër me Kosovën, sa i përket zhvillimeve rajonale, por edhe marrëdhënieve të drejtpërdrejta me Serbinë. Sepse në vizitën e parë që ka bërë Rama në Beograd para disa vitesh, që u trumbetua ai vajti për të folur si fillim për Kosovën. Gjithë ai akumulim i vitit të kaluar për këmbimin e territoreve, si ndaj zotit Rama, si ndaj zotit Thaçi, si ndaj Vuçiç kishte të bënte me Kosovën. Kosova është në marrëdhëniet tona me Serbinë, e padiskutueshme parësore. Kjo është show i pastër politik, por në të njëjtën kohë edhe shumë i ulët për BE-në në këto momente dhe nuk kishte pse të ishte, por nga ana tjetër është një kërcënim për sigurinë në rajon. Kur Rusia dhe Kina janë në kulmin e tyre në fushën e sigurisë dhe infrastrukturës është një situatë mjaftë e nderë për SHBA dhe BE dhe për ata faktorë që prodhojnë siguri në rajonin tonë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/harxhi-kunder-albin-kurtit-shqiperia-nuk-duhet-te-kaloje-patjeter-nga-prishtina
Shikoni emisionin e plotë ?Tempora? këtu: https://youtu.be/dNjwIG4xlaY
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz