Vrasja e Kavajes, Artan Hoxha: Per çfare eshte prishur pazari?

RTV KLAN 2019-10-16

Views 6

Gazetari Artan Hoxha thotë se vrasja e Kavajës më 10 Tetor ka ndodhur për prishje pazaresh mes personave të përfshirë. I ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, gazetari Hoxha u shpreh i bindur se ajo që ndodhi në banesën e Marsida Qatjas nuk është një krim pasioni.
Sipas tij, vetë 30-vjeçarja Qatja duhet të merret në mbrojtje nga policia pasi në këtë moment i rrezikohet jeta për shkak se është në dijeni të motivit të vërtetë të krimit në Kavajë.
?Personat që ishin aty nuk kanë ardhur atje për një krim pasioni. Bashkëshorti i saj i cili është në burg, në Shqipëri ka qenë i dënuar pë vrasje. Tani cili budalla do shkojë të merret me gruan e atij që ka qenë i dënuar për vrasje? Ajo që ka ndodhur aty është që ky grup personash nuk janë aty thjesht për një zënkë femre, janë një grup që kanë lidhje me njëri-tjetrin, të përfshirë në aferë kriminale.
Për çfarë u është prishur pazari, ata duhet ta gjejnë. Ai vjen me automatik dhe qëllon vetëm dy herë. Ndërkohë ky me pistoletë që do ta zgjidhi konfliktin qëllon 16 herë. Kjo është gjëja që duhet ta hetojë Prokuroria. Ajo vajza nga ky moment rrezikon jetën. Sepse ajo e di shumë mirë përse ka ndodhur konflikti i vërtetë?, u shpreh gazetari Artan Hoxha.
Nga përplasja me armë në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë më 10 Tetor, mbeti i vrarë Drian Haxholli, i cili u qëllua për vdekje nga shefi i sigurisë së brendshme të burgut të Durrësit, Bledar Toçi. Viktima dhe autori kanë patur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin.

Share This Video


Download

  
Report form