Report TV - Depozitë gazi e groposur poshtë pallatit në Tiranë, hiqet pas denoncimit online

Report TV 2019-10-22

Views 1

TIRANE - Pronari i një biznesi në Tiranë, ka hapur një gropë në lulishten e përbashkët të një pallati duke futur nën dhe një depozitë gazi 1 mijë litra. Rasti është denoncuar nga banorët e pallatit pranë Maternitetit të ri në kryeqytet, në platformën online të bashkëqeverisjes, shqiperiaqeduam.al. Në takimin e përjavshëm në kryeministri, në prezencë të kreut të qeverisë Edi Rama, rastin e prezantoi një nga banorët që mori hapin ta denoncojnë rastin në platformë, duke marrë zgjidhje brenda ditës, ku me ndërhyrjen e institucioneve, depozita u hoq nga lulishtja ku ishte groposur.

Banori: Do më falni për emocionet se të jesh pranë këtij burri ka edhe emocione

Jemi 400 banorë në një pallat të ri, dhe një biznes poshtë pallatit natën në lulishte hapi një gropë dhe groposi një depozitë gazi 1 mijë litra për të furnizuar biznesin e tij. me gjithë banorët e kontaktuam personin dhe na refuzoi nuk u përgjigj fare. komunikova direkt me platformën për bashkëqeverisjen, më mori në telefon koordinatori i Ministrisë së Brendshme, erdhën efektivët e komisariatit numër 4. më kërkuan vendndodhjen, erdhën përfaqësues nga të gjitha institucionet, është hequr depozita brenda një ditë e gjysmë. Gjithë banorët jemi surprizuar nga kjo ngjarje, falenderimin e parë ja japim kryeministrit nga të gjithë banorët e zonës.

Rama: Shumë respekt. Janë mosbesues ata ë ndërmarrin këtë hap, por e mira e këtij hapi është që nuk ka asnjë kosto, thjesht një hyrje në faqen e platformës online, 2-3 minuta për të plotësuar ankesën dhe koha e shkurtër tregon nëse është funksionale apo jo, sic dhe ju e dëshmoni.

Gjatë takimit u trajtuan edhe raste të zgjidhura të përllogaritjes së pensioneve, ku kreu i qeverisë deklaroi se të gjithë pensionistët do t?i marrin lekët që iu janë mohuar.

?Ne jemi shumë të angazhuar për t?i ardhur në ndihmë të gjithë pensionistëve, që kanë nevojë për rillogaritjen e pensionit. E mira e kësaj pune është që pasi bëhet llogaritja e pensionit do vendoset pensioni në shumën e drejtë, merret gjithë diferenca lekë dore. Kështu që të gjithë ato lekë të mohuara në disa vite vijnë menjëherë, dhe kjo e shlyen deri diku detyrimin moral të shtetit ndaj pensionistëve. I bëj thirrje të gjithë pensionistëve që kanë një problem, të mos mundohen të shkojnë në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, por t?i drejtohen platformës bashkëqeverisëse, pasi ne zgjidhim me shumë kënaqësi problemin e tyre?, tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form