Reforma zgjedhore, Grida Duma: Sistemi i Kosovës, i përshtatshëm për Shqipërinë

Ora News Emisione 2019-10-22

Views 0

#rtvora #oranews

Opozita kërkon ndryshim të sistemit. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ish-deputetja e PD, Grida Duma thotë se propozimet e opozitës janë parlamenti dydhomësh, lista të hapura dhe prag më të ulët.

Duma: Është folur për Parlament dydhomësh, është folur për lista të hapura, është folur për referendume të drejtpërdrejta dhe për një prag më të ulët. Flitet për të gjitha axhustimet që kanë të bëjnë me ndëshkimin e krimit elektoral. Të gjitha këto janë një paketë që shkon drejt ndryshimit të sistemit. Kjo është reforma zgjedhore. Nuk është disa rregullime në ligj të kodit elektoral. Unë e shikoj objektiv qëndrimin e PD dhe aleatëve opozitarë që e vënë theksin tek shenjat e vullnetit politik.

Sipas saj, një sistem si ai i Kosovës është i përshtatshëm edhe për Shqipërinë. Ndërsa theksoi se listat e hapura proporcionale kombëtare janë vlerë për Shqipërinë.

Duma: Për mua listat e hapura proporcionale kombëtare janë vlerë për Shqipërinë. Unë mendoj që sistemi i Kosovës është i përshtatshëm për Shqipërinë. Sepse mendoj se kredibiliteti i politikës është në ditën më të keqe. Shoqëria e ka izoluar politikën në pak njerëz, se njerëzit marrin pak pjesë në demokraci dhe kemi një demokraci shumë larg ndaj të drejtpërdrejtës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/reforma-zgjedhore-grida-duma-sistemi-i-kosoves-i-pershtatshem-shqiperin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form