I nxitur nga ngjarjet tronditëse të periudhës 1955-1959 në Qipro shkrimtari Jorgos Filipou Pieridhi në të gjallë të tij shkroi librin ?Tetralogjia e kohëve?, që përkthehet për herë të parë në gjuhën shqipe. Përkthyesi i veprës letrare në gjuhën shqipe është Kristo Pulla,teksa na thotë se ky autor është ndër më të mëdhenjtë në Qipro na rrëfen edhe se dëshira e tregimtarit qipriot asokohe ka qenë që të përshkruante zhvillimet e periudhe
?Në këtë libër më bëri shumë përshtypje aftësia e shkrimtarit për të zhbiriluar thellë brenda shpirtit. Ka një gjuhë të rrjedhshme, të pasur se përdor idiomat edhe veçantitë e dialektit qipriot, për të cilat jam konsultuar me njerëz që dinë dialektin qipriot, me shkrimtarë të tjerë?, shprehet përkthyesi Kristo Pulla.