Skandali/ Zbardhet vendimi për lirimin e vëllait të Alketa Vejsiut! Prokuroria ndryshoi akuzën

Report TV 2019-10-22

Views 0

Report Tv zbardh të plotë vendimin e Gjykatës së Lezhës që me kërkesë të Prokurorisë liroi nga qelia Endrit Vejsiun, vëllanë e moderatores Alketa Vejsiu, i arrestua një vit më parë me 3 kg kanabis si dhe 4 mina me telekomandë në bagazhin e makinës.

Nga bashkimi i dy veprave penale që rëndojnë mbi Vejsiun, ?Prodhimin dhe shitja e narkotikeve?, si dhe ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit?, organi i akuzës kërkoi dënimin me 5 vite burg, që me gjykim të shkurtuar shkon në 3.4 vite heqje lirie. Po ashtu, Prokuroria e Lezhës i kërkoi Gjykatës së këtij rrethi që të pezullojë dënimin me burg për të pandehurin Endrit Vejsiun, duke e çuar në Shërbim Prove për një periudhë kohore prej 5 vitesh, dhe gjatë kësaj kohe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale, të mos përdorë armë, si dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar.

Share This Video


Download

  
Report form