Në një intervistë për DW, Ibrahim Kalin , zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se nëse Njësitë kurde të Mbrojtjes së Popullit YPG tërhiqen ashtu siç është thënë, ?nuk do të ketë nevojë për veprim të mëtejshëm ushtarak.?
Por ndërsa në mbarë botën, ofensiva e forcave turke është parë si pushtim dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar, Kalin e konsideron praninë e ushtarëv turq në veri të Sirisë si një garanci, së pari se do të lëvizet drejt një procesi politik në këtë pjesë të vendit fqinj, dhe së dyti, për mbrojtjen e refugjatëve sirianë dhe njerëzve që janë shpërngulur brenda kufijve.
? Ne kemi prani ushtarake në zonën e Idlibit, kemi 12 posta ushtarake. Mendoj se falë ushtarëve tanë atje është shmangur një krizë tjetër humanitare dhe një dallgë emigracioni. Mos harroni, rreth 3 milionë vetë janë ngjeshur në atë pjesë të Sirisë dhe nëse do të kishim lejuar sulmet e regjimit sirian, do te kishim një apo dy milionë refugjatë te tjerë që do të vinin drejt Turqisë sepse nuk kanë se ku të shkojnë tjetër.
Miqtë europianë duhet t`ia dijnë për nder ushtarëve tanë që po bëjnë një punë kaq të rrezikshme, por të rëndësishme?, është shprehur ai.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes sakaq, njëkohësisht kryetare e partisë CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer kërkoi krijimin e një zone të sigurisë në veri të Sirisë, që do të kontrollohej nga forcat ndërkombëtare.
Propozimi është miratuar nga kancelarja Angela Merkel dhe i është dërguar partnerëve.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH