Zbulohen në bodrumet e ish-komitetit të Partisë, 4 qeli 1 metër katror, ku torturoheshin kundërshtarët e rregjimit, nga vitet 1945 deri në '54-ën. Në muret e ngushta kanë mbetur të paprekura dëshmi të torturave ndaj të dënuarve: mbishkrime, data, emra apo thënie të të dënuarve politikë: "Kush gabon pëson, kush shpreson nuk gabon", është një thënie e shkruar në mur. Ylbër Merdani sjell kujtimet në Report Tv: I hapnin plagë me thika dhe ja mbushnin me kripë, kënaqeshin kur i shkaktonin dhimbje. "Hakmarrjen ja kam lënë zotit, të jeni të sigurt, ai do të hakmerret për të gjitha vuajtjet tona".