TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka folur për krijimin e Mini-shengenit ballkanik në forumin ?17 + 1? në nivel kryetarë bashkish. Rama tha se ky bashkim ka për qëllim transferimin e dijeve dhe këmbimin e eksperiencave, ndërsa parashtroi se impakti i këtij bashkëpunimi do të ndihet edhe tek qytetarët.
Kreu i qeverisë tha se kjo lëvizje do të shkojë më tej me takimin në Ohër në 10 nëntor, ku do të mblidhen sërish liderët ballkanik.