Humbjet e OSHEE- 30 milionë euro deri në tetor për shkak të krizës së prodhimit

Top Channel Albania 2019-10-25

Views 0

Humbjet financiare të OSHEE llogariten në rreth 30 milionë euro deri në tetor, sipas burimeve brenda kompanisë.

Madje për të gjithe vitin humbjet mund të shkojnë deri në 40 milionë euro. Goditja për financat e OSHEE, kompanisë më të madhe publike, ka ardhur nga kriza e prodhimit të energjisë dhe përballimi i furnizimit të konsumatorëve me energji nga importi, me çmime shumë herë më të larta se prodhimi vendas.

Që nuk do ishte një vit i lehtë për OSHEE kjo ishte kuptuar që në pranverë, ku niveli i ujit në hidrocentralet e Drinit ishte në kuota të ulëta dhe prodhimi minimal, ndërkohë qe vetë kompania kishte shpenzuar mbi 115 milionë për sigurimin e energjisë nga importi duke e tejkaluar që në maj buxhetin e parashikuar nga kompania për këtë vit. Ndërhyrja e parë për t?i ardhur në ndihmë OSHEE-së, u bë nga enti rregullator i energjisë që rriti afatin e shlyerjes së kontratave të importit nga operatori i shpërndarjes, nga 90 në 180 ditë.

Kriza e prodhimit të energjisë ndikon direkt në ekonominë shqiptare duke ngadalësuar rritjen, ndërkohë që është kërkuar rivlerësim i pozicionit financiar dhe rishikim i investimeve. Shpresat janë që dy muajt e fundit të vitit të shoqërohet me mot me reshje shiu çka do t?i jepte frymëmarrje operatorit të shperndarjes së energjisë; në rast të kundërt, ndërhyrja me mbështetje nga buxheti i shtetit do ishte pothuajse e pashmangshme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Share This Video


Download

  
Report form