#rtvora #oranews
"Përtej abuzimeve me kontratat koncesionare Kontrolli i lartë i Shtetit ka konstatuar një sërë abuzimesh edhe me barnat e skaduara kryesisht këto të rimbursueshme. Në auditimin e realizuar konstatohet se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nuk ka kryer kontrollet e duhura në lidhje me barnat e skaduara.Gjendja e inventarit të barnave të skaduara në listën e rimbursimit është 109.8 mln lekë."
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka paguar rreth 3.6 milionë lekë përgjatë vitit 2018 për kontratat koncesionare në shëndetësi.
Nga auditimet e kontrollit të lartë të shtetit rezulton se këto kontrata janë të mbrojtura pasi sigurojnë që koncesionarët të përfitojnë para publike për shërbime të pakryera. Përtej këtyre problematikave konstatohen një sërë problematikash edhe me barnat e rimbursueshme dhe për qarkullimin e ilaceve të skaduara.
Nga auditimi u konstatua se, gjendja e inventarit të barnave të skaduara të listës së rimbursimit referuar vetëdeklarimit të bërë nga Depove Farmaceutike është 109.8 milionë lekë.
Problemi bëhet akoma më i mprehtë kur i referohemi barnave të skaduara në shërbimin spitalor. Edhe për këtë vit, kontrolli i sektorit farmaceutik ka qenë minimal pavarësisht riskut të lartë që ky sektor mban.
KLSH konstaton se në kontrollet e kryera nga Drejtoritë Rajonale të FSDKSH, janë konstatuar diferenca inventaresh në minus dhe plus, të gjendjes fizike të barnave, për të cilat nuk është evidentuar burimi i tepricave të pajustifikuara me dokumentacionin që përbën provë ligjore.
Mosnjoftimi i organeve tatimore një veprim i përsëritur ky nga Fondi dhe i rikonstatuar nga grupi i KLSH-së për diferencat në minus, ka bërë që Farmacitë të krijojnë shmangie të detyrimeve tatimore në vlerën 71 milionë lekë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/skandali-barna-te-skaduara-ne-spital
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz