Ora News - Albin Kurti: Tirana si shtëpia ime, BE e Ballkani i duhen njëri tjetrit

Ora News Lajme 2019-10-26

Views 1

#rtvora #oranews

Në Tiranë mbahet sot samiti i paqes për Europën Juglindore. Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti e nisi fjalimin e tij duke i uruar mirëseardhjen të ftuarve pasi në Tiranë ndihej si në shtëpinë e tij, ashtu si në Prishtinë.

Albin Kurti: "Edhe unë jam këtu si mysafir në samitin e paqes por ndihem si në shtëpi edhe këtu në Tiranë, si në Prishtinë, prandaj mirësekeni ardhur dhe mirëse gjejmë njëri tjetrin në këtë takim shumë të rëndësishëm"

Kjo u shoqërua me një duartrokitje nga të ftuarit.

Kurti e quajti takimin të rëndësishëm dhe nënvizoi bashkimin për paqe

Albin Kurti: "Them takim shumë i rëndësishëm sepse këtu njerëzit bëhen bashkë për paqe dhe bashkimi për paqe është kushti për paqe të qëndrueshme. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ide që na udhëheqim dhe ide që na bëjnë bashkë. Ndër rreziqet më të mëdha të njerëzimit është përcarja e samite të këtilla që i bëjnë bashkë njerëzit janë tepër të vlefshme. Republika e Kosovës,Shqipëria, dhe vende të tjera në Ballkan duan të anëtarësohen në BE. Këtu vlerat e përbashkëta dhe interesi ynë i përbashkët duhet të bëhet sa më aktiv në mënyrë që paqja dhe siguria afatgjatë të jenë pasoja të drejtëpërdrejta të zhvillimit të drejtësisë dhe demokracisë të cilët duhet të ndërtojmë edhe brenda dhe në marrëdhënie të shteteve me njera tjetrën."
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/albin-kurti-tirana-si-shtepia-ime-be-e-ballkani-i-duhen-njeri-tjetrit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form