Bileta e vdekjes, 30 mijë paund/ Prindërit e vietnamezes së vdekur në kamion tregojnë shifrat

Top Channel Albania 2019-10-26

Views 0

Të dërrmuar, prindërit e vajzës vietnameze që mendohet të jenë në mesin e 39 migrantëve të vdekur në kamionin e gjetur në Essex, tregojnë sesi paguan trefishin e çmimit për t`i siguruar asaj një ?udhëtim VIP? drejt Britanisë së Madhe.

Trafikantët i kishin garantuar se do të ndiqnin një rrugë të sigurtë.

Pham Thi Tra My, 26 vjeç, i dërgoi të ëmës një seri mesazhesh shqetësuese ku i thoshte se e ?donte shumë? dhe se po vdiste pasi nuk merrte dot frymë.

Babai i Pham tregoi se kanë paguar 30 mijë paundë për të bijën, e cila do të nisej drejt Anglisë përmes Kinës ?në kërkim të një jete më të mirë?.

Nguyen Thi Phong dhe Pham Van Thin, i kanë thënë CNN se ishte e tmerrshme për ata mbërritja e mesazheve, të cilat e bija mund t`i ketë dërguar në momentet e fundit të jetës.

Çifti, që i kishte mbledhur ato para me shumë sakrifica, duke qenë se bashkë bëjnë vetëm gati 400 dollarë në muaj, thonë se trafikantët nuk i treguan sesi do të transportohej vajza e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Raportet në media tregojnë se viktimat kanë luftuar për të dalë nga kamioni frigoriferik ku temepratura mbërriti në minus 25 gradë Celsius.

Policia gjeti shenja gishtash me gjak në derën dhe pjesën e brendshme anësore të tij, çka tregon se emigrantët kanë tentuar t`i gërryejnë me thonj. Disa prej kufomave, kishin shkumë që I dilte nga goja.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Share This Video


Download

  
Report form