Lideri në arrati i grupit Shteti islamik është vrarë në një operacion të ushtrisë amerikane në sirinë veriperëndimore dhe kjo u konfirmua nga presidenti Donald Trump.
Duke folur nga shtëpia e Bardhë, Trump tha se Abu Bakr al Baghdati ishte vrarë në një operacion të forcave amerikane. Në daljen e pazakontë para shtypit, të dielën në mëngjes, Trump tha se forcat speciale amerikane kishin kryer një operacion dhe e kishin arritur objektivin e tyre.
?Ai vdiq pasi hyri në një tunel pa dalje, duke bërtitur, qarë dhe ulëritur gjatë gjithë rrugës?, tha Trump. Krimineli që u përpoq aq shumë të tmerronte të tjerët, i kaloi momentet e tij të fundit i mbërthyer nga paniku dhe frika e forcave amerikane që po i afroheshin ? shtoi ai.
Trump konfirmoi se nuk kishte patur viktima mes trupave amerikane por një numër ndjekësish të Al Baghdatit ishin vrarë. Po ashtu sipas tij ishte mbledhur një sasi e madhe materialesh të ndjeshme dhe informacionesh.
Baghdati u bë i njohur në 2014 kur njoftoi krijimin e një kalifati në zonat e Irakut dhe Sirisë. Shteti islamik ka kryer ndërkohë një numër mizorish që kanë shkaktuar me mijëra viktima.
Grupi xhihadist, imponoi një sundim brutal mbi thuajse 8 milionë njerëz në sonat e kontrolluara prej tij dhe qëndron pas një numri sulmesh në qytete të ndryshme të botës. SHBA e shpalli kalifatin të mundur, më herët këtë vit.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH