DURRËS- Një peshkaqen i dytë brenda javës është kapur në detin Adriatik afër brigjeve të Durrësit. Gazetari i Report Tv bën me dije se peshkaqeni është i përmasave shumë të mëdha dhe arrin në një peshë prej 450 kg. Ndërsa gjatësia e tij është të paktën 4.5 metra i gjatë.
Peshkaqeni është kapur nga Peshkarexha ' Çelepia' në 130 m thellësi, dhe bëhet e ditur se është i llojit 'Peshkaqen i Bardhë' një specie e rrallë për ujrat e brigjeve shqiptare.