Ora News - Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri

Ora News Lajme 2019-10-29

Views 1

#rtvora #oranews

Një pulari, apartamente në Shkodër dhe Velipojë dhe makinave prodhime të vitit të fundit, pasuri në vlerën e 3 milionë eurove, është sekuestruar në kuadër të operacionit ?Goldfinger?.

Pasuria ishte e regjistruar në emër të 4 personave të arrestuar në Danimarkë për trafik droge po kështu edhe në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore, informon policia e shtetit.

Te arrestuarit jane Eri Pelingu, Amando Docaj, Jetmir Kastrati dhe Defrim Eçi.

Ata janë anëtarë të grupit kriminal që trafikonte kokainë dhe u arrestuan më 26 qershor 2019 në Danimarkë. Kapoja i tyre akuzohet se ishte Astrit Beqiri, ky i fundit u arrestua ne Shkoder

Cfare u sekuestrua
Bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi mbi pasuritë

Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;

10 apartemente banimi, në plazhin e Velipojës;

1 apartament banimi në Shkodër;

14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit.


"Këta persona janë pjesëtarë të një grupi të madh të strukturuar kriminal për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike në vendet e BE-së dhe një pjesë të parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal e kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në vende bregdetare dhe qytete të mëdha" informon policia e shtetit.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/sekuestrohen-3-milione-euro-pasuri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form