Report TV - Takimi Mitsotakis - Rama, Çipa: Greqia do regjistrim të minoritetit me vetëvendosje

Report TV 2019-10-29

Views 0

TIRANE-Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe dosjet e vjetra ishin në qendër të diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' pas takimit mes kryeministrit shqiptar dhe atij grek në Athinë ditën e sotme. Zyra e shtypit të kryeministrit Edi Rama pas takimit në njoftimin për mediat theksonte se 'Mitsotakis mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri'.

Ndërkohë që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis bëri një postim në rrjetet sociale, ku shkruante se "Me kryeministrin shqiptar Edi Rama diskutuam perspektivën evropiane të Shqipërisë, si dhe çështje të tilla si prona dhe vetëdeklarimi/regjistrimi që ka një rëndësi thelbësore për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri". Debati lidhet me termin e përdorur nga kryeministri grek '?????????????????' (i përthyer në shqip (vetëidentifikim-vetëdeklarim). Por për gazetarin Aleksandër Çipa 'thembra e Akilit' qëndron pikërisht te ky term që ka përdorur  kryeministri grek për regjistrimin e minoritetit duke e interpretuar si 'regjistrim me vetëvendosje'. Sipas Çipës termi që ka përdorur ai është provokativ."Nuk e kam të mjaftueshme zbardhjen e bisedës së kryeministrit shqiptar me kryeministrin e Greqisë. Termi i përdorur nga Mitsotakis 'vetëvendosje' për minoritetin është provokativ, pasi do të thotë shumë pasi mund të rikthejë konotacionet e vjetra. Në pikëpamjen e provokacionit është e rëndë. Shqipëria nuk ka njoftuar mbajtjen e ndonjë censusi dhe ky është abuzimi, pasi censusi bëhet pasi miratohet nga parlamenti, jo kur e kërkon një fqinj. Por ai ka përdorur termin 'vetëvendosje', që është term proviokativ dhe regjistrimin, censusin. Kërkon regjistrim me vetëvendosje. Greqia për Himarën ka investim special, që lidhet me mënyrën si është subvencionuar. Më vonë u identifikua dhe nuk ishte e lehtë. Himara mund të jetë territor i vogël 6-8 mijë persona, por janë investime edhe të natyrave të tjera, posedime mediash, për online-n është investuar shumë, janë agresive" tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form