Wake Up/ Ministrja Margariti: Artistët që mbrojnë Teatrin, zaptues të pronës publike

Top Channel Albania 2019-10-31

Views 0

Krahas fushatave që kanë si qëllim nxitjen e leximit, Ministria e Kulturës ka aktualisht të hapura edhe 3 çështje të rëndësishme përsa i përket institucioneve kulturore në vend. E para është Biblioteka Kombëtare. E pyetur për projektin që kjo Ministri ka për rikostruksionin e kësaj godine që po degradon dita ditës, Ministrja Margariti u shpreh se po punohet që të ndërhyhet në godinën e Bibliotekës Kombëtare. Një tjetër çështje që vazhdon të gjenerojë reagime edhe pas një viti është edhe ajo e godinës së Teatrit Kombëtar. E pyetur se do ti "vejë halli" godinës së Teatrit Kombëtar dhe çfarë do të ndodhë me ata pak artistë qëndrestarë që vazhdojnë ta mbrojnë çdo natë atë ndërtesë, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh ndër të tjera se ata janë zaptues të pronës publike, "madje ne i kemi lejuar ta zaptojnë këtë pronë pa ndërhyrë dhe pa bërë asgjë për këtë"-u shpreh ajo. Një tjetër çështje shumë e debatuar për momentin është dhe ideja që Parku i Butrintit të menaxhohet nga një fondacion (Fondi Amerikan i Zhvillimit ka dorëzuar një draft-propozim ku kërkon menaxhimin e Parkut Butrinti për një afat 10- vjeçar). E pyetur nëse kjo nënkupton një Partneritet Publik-Privat, që rregullohet me ligjin e ri të trashëgimisë ajo u mohoi këtë fakt por u shpreh se po e konsiderojnë draft-propozimin e Fondit Amerikan të Zhvillimit për Parkun e Butrintit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form