Lëkundjet e tërmetit të rënë mëngjesin e sotëm në fshatin Miras të Korçës, kanë shkaktuar dëme të tjera në dy fshatrat përreth Vidohovë e Qafzezë. Të dy këto fshatra është thelluar shkatërrimi i banesave.
Banorët e Vidohovës që janë prekur nga lëkundjet janë shprehur se janë tmerruar teksa kanë parë banesat e tyre të shemben.
"U tmerruam. Ishte tërmeti më i fuqishëm se ai i qershorit. Kemi mbetur në qiell të hapur. I kishim banesat e dëmtuara tani na u shkatërruan totalisht. Askush s'ka bërë asnjë gjë. Do flemë jashtë. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Kërkojmë çadra dhe ndihma . Eshtë ftohtë." ka thënë banorët.