KQZ i heq mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-11-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkarkoi sot nga detyra kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Me 5 vota pro e asnjë kundër, KQZ I hoqi mandatin Kajmakut duke i dhënë të drejtë kështu kërkesës së prokurorisë që kishte pretenduar shkeljen e ligjit të dekriminalizimit.Gjatë mbledhjes avokati i Kajmakut pretendoi se ai kishte marrë pafajësi për akuzat e ngritura në Greqi vite më parë për falsifikim parash. Por pavarësisht kësaj, anëtarët e KQZ thanë se gjetjet e organit të akuzës ishin të drejta e për pasojë kryebashkiaku i Vorës e humb mandatin e fituar në 30 qershor.Vetëm pak ditë më parë prokuroria faktoi të gjitha akuzat e ngritura publikisht nga partia demokratike, duke provuar se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto, ky I fundit I arrestuar dhe hetuar në greqi për falsifikim parash, janë I njëjti person.Vërtetimet u kryen pas krahasimit të gjurmëve të gishtërinjve si deh dokumenteve të tjera të ardhura nga Greqia. Kjo sipas prokurorisë, vërteton se kryebashkiaku i Vorës kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit.Vetë Kajmaku mohoi akuzat e ngritura e nuk pranoi të dorëhiqej. Tashmë pritet të shihet nëse ai do të merret apo jo i pandehur nga prokuroria për këtë shkelje ligjore.Kajmaku eshte i dyti kryebashkiak i mazhorances i dale nga zgjedhjet e 30 qershorit qe del me probleme dhe largohet nga posti, teksa e njejta situate ndodhi edhe me Valdrin Pjetrin ne Shkoder,.I vetmi ndryshim ka te beje me faktin se Pjetri nuk e gezoi aspak postin duke mos e bere betimin ndersa Agim Kajmaku qendroi 3 muaj ne krye te detyres.

Share This Video


Download

  
Report form