Nga dita e parë e vitit të ardhshëm, ndryshojnë rregullat për pagimin e taksave të qarkullimit të automjeteve. Një gjë të tillë e kanë lajmëruar kryeministri Edi Rama, si dhe drejtori i Shërbimit Rrugor Blendi Gonxhe.
?Do të të heqim taksat në janar të vitit që vjen për koleksionistët e automjeteve me vlera historike?, tha dy ditë më parë kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ceremoninë e 20-vjetorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në fjalën e tij, Rama tha se ?Shqipëria nuk është asnjëherë më shumë tërheqëse sesa kur përmes artefakteve, historia e saj shpaloset në të gjitha format e larmishme që ajo ka pasur dhe siç ndodh me këtë ekspozitë unikale, nganjëherë dhe aq e befasishme saqë natyrshëm njeriu ?vret veten? nëse vërtetë të gjitha këto kanë qenë në Shqipëri?, ? tha ai.