Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Brenda 30 Janarit qeveria shqiptare duhet të paraqes në Bruksel, para Komisionit Europian raportin e fizibilitetit të palës shqiptare për integrimin në strukturat europiane. Kryeministri Ilir Meta, ka udhëzuar sot të gjitha ministritë, të përshtasin legjislacionin dhe parametrat e punës me ato të europës. Në mbledhjen e komitetit ndërministror euroatlantik, u deklarua se në datat 25,26 Janar, Tiranën do ta vizitoj një mision faktmbledhës i Bashkimit Europian, për të parë në vend plotësimin e detyrimeve që ka paraqitur ky organizëm ndaj Shqipërisë. Më 18 Janar në Bruksel do të organizohen diskutime pë hapësirat e lira rajonale të tregëtisë, ndaj kryeministri Ilir Meta kërkoi të rriten eksportet shqiptare me vendet europiane.
Brenda 6-mujorit të dytë të këtij viti Shqipëria mund të nis negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes së asocimit si hap i parë për anëtarësimin në BE./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame