Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Ambasadori Amerikan Josef Limpreht në një intervistë për Tv Klan shprehet se:
Ambasadori Amerikan Josef Limpreht:- Hapja zyrtare e konsullatës Amerikane në Tiranë do të bëhet në 20 Janar. Kjo zyrë konsullore do të funksionojë për dhënien e disa lloj vizash si për studentët, vizat e shkëmbimit dhe për persona që kanë marrë njëherë viza udhëtimi për në SHBA.
Çelja e kësaj konsullate tregon edhe normalitetin në Shqipëri, besimi tek vendosja e rendit dhe qeverisja është arsyeja e hapjes së ambasades Amerikane në Shqipëri. Mendoj se kjo ishte një nga synimet e mija, që nga ardhja në shtator./tvklan.al