Si u shpetua Alvini, Gjinishi: Forcat speciale shqiptare nuk moren pjese

RTV KLAN 2019-11-07

Views 6

Studuesi Ermir Gjinishi ka bërë të ditur këtë të enjte detaje rreth operacionit për shpëtimin e Alvin Berishës nga kampi i Al-Hol në Siri. Gjinishi deklaroi në emisionin ?Opinion? në Tv Klan se lajmi për nisjen e një operacioni ka dalë në mediat arabe që më 31 Tetor.

Ai theksoi se këto media konsiderojnë Presidentin e Republikës si personin që ka qenë në dijeni dhe në ndjekje të operacionit. Sipas Gjinishit, prania e Ministrisë së Brendshme nuk ka qenë fare e nevojshme.

Sipas tij Shqipëria duhet të asistonte vetëm me letra udhëtimi.

?Lajmi në mediat ndërkombëtare është dhënë që më 31 Tetor. Ka afro një javë që është bërë e ditur në lajmet ndërkombëtare arabe për fillimin e operacionit për kthimin në shtëpi të Alvinit. Unë kam një nga gazetat egjiptiane, e cila njofton më 31 Tetor fillimin e operacioni nga Shipëria në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare për marrjen nga Al Hol të Alvinit. Presidenti i Republikës cilësohet në lajmet në gjuhë arabe si dijenia dhe ndjekja e këtij operacioni. Ministri i Brendshëm ka ndenjur gjithë kohës në Bjerut. Nuk e ka kaluar fare kufirin. Nuk ka qenë fare e nevojshme të përfshihet Ministria e Brendshme. Ne themi djali është shqiptar, por ai është nisur nga Italia. Ne duhet të asistonim vetëm me letra udhëtimi për të bërë të mundur kalimin nga Bejruti në Itali.

Duhet të jemi të rezervuar nuk bëhet fjalë për djalin Alvinin që trajtojmë sot sepse është më i lehtë. Problemi i madh mbetet 27 fëmijët e tjerë shqiptarë. Ka disa fëmijë që kanë lindur në Siri. Ky është problemi i madh që do merret direkt shteti. Letrat e udhëtimit i ka përgatitur ambasada jonë në Egjipt. Kjo ka qenë e vetmja asistencë e palës shqiptare?, tha Gjinishi.

Gjinishi tregoi të gjithë rrugën që është ndjekur për shpëtimin e Alvinit. Gjinishi deklaroi se lajmi që forcat speciale shqiptare kanë marrë pjesë në operacion nuk është i vërtetë.

?Operacioni në bazë të dhënave mediatike arabe mësohet se ka nisur më 31 Tetor. Ka dalë edhe në mediat e Kosovës dhe Maqedonisë. Nuk e di pse në Shqipëri ky lajm është censuruar. E vetmja palë e cilësuar konsiderohet Presidenti i Republikës që po bashkëpunon me palët që kanë autoritet në zonë. Para 4 ditësh, djali është transportuar në Qamishli. Është një qytet i afërt. Ka qenë baza më e afërt e sigurtë. Aty ka qenë nën mbikëqyrje e Ali Mënsurit, i cili është kryetari i Gjysmë Hënës në Qamishli. Vetëm dje ka mbërritur në Damask, që tregon se rruga ka qenë shumë e vështirë. Kjo zonë është e pasigurtë. Jo vetëm që nuk kontrollohet, por ka shumë grupe terroriste që vazhdojnë, kanë kontrollin e tyre. Nuk është se dominojnë gjatë gjithë kohës. Janë mbetje të ISIS-it. Është transportuar në Damask dje. E vërteta është që deri dje nuk ka pasur asnjë nga palët dijeni. Dje për herë të parë është njoftuar Françesko Roka, kryetari i Kryqit të Kuq ndërkombëtar në rajon. Ka qenë Khalid Behati bashkë me autoritetet siriane, ia kanë dorëzuar sot në kufi, Françesko Rokas. As ky nuk e ka kaluar kufirin. Ka qenë një ...

Share This Video


Download

  
Report form