Maliqi në Report Tv: Bushati të ketë frikë për jetën pas kritikave për Ramën! Mund të krijoj parti

Report TV 2019-11-08

Views 0

TIRANE-Deputeti Lefter Maliqi i fituar në studion e Report Tv këshilloi socialistin Ditmir Bushati që të bëjë kujdes me qëndrimet e tij kundër kryeministrit. Sipas tij, ish-ministri i Jashtëm duhet të ketë frikë për jetën pas kritikave të shumta kundër lidershipit socialist. Maliqi e akuzoi Edi Ramën si të lidhur me krimin. "Ditmir Bushati duhet të ruhet nga ky kryeministër, Rama është i lidhur me krimin, hedh gurin dhe fsheh dorën. Bushati të ruhet, të ketë frikë për jetën. Për politikën në PS është i djegur ai sa të jetë Rama, por të ketë frikë për jetën. Mos u duket ndonjë habi se mafia kjo është. Drejtoi gishtin ai ndaj prokurorit..." tha ai. Maliqi tha se në zonën e tij në Berat do të jetë gjithmonë fitues, por tha se nuk ka pasur asnjë ofertë nga asnjë parti për t'iu bashkuar. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e krijimit të ndonjë force të re politike deri në zgjedhjet e ardhshme.

Share This Video


Download

  
Report form