#rtvora #oranews
Sigurimi i druve të zjarrit për muajt e dimrit është një hall më vetë për banorët e Korcës, një prej zonave ku dimri është i gjatë e ftohtë. Por banorët atje ankohen për çmimet e larta dhe abuzime me masën.
Korça është qyteti ku ngrohjen e siguron kryesisht nga lënda drusore. Jemi në muajin nëntor dhe një metër dru zjarri kushton 4500 lekë.
Të moshuarit dhe ata në pamundësi ekonomike e vuajnë më së shumti blerjen e druve të zjarrit, që vit pas viti shënojnë rritje çmimi.
"Janë të shtrenjta, me pensionet që kemi nuk e përballojmë dot."
Ka prej tyre që thonë se për të siguruar ngrohjen shkojnë deri aty sa nuk blejnë ilaçet.
"Edhe ushqimin e lëmë mënjanë, nuk na del dot."
Por veç çmimit, qytetarët përballen edhe me abuzime.
Thonë se 25 copë dru, ose një kubik siç njihet në Korçë, e blejnë 1 700 lekë.
Ndaj korçarët u kërkojnë që strukturat e shtetit të ushtrojnë më shumë kontrolle.
Që në fillim të stinës së ftohtë, çmimi i druve në korcë ka shënuar rritje në krahasim me vitet e shkuara ndaj në këtë situatë, shumë korçarë thonë se ditët e ftohta do ti sfidojnë të mbuluar me batanije.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/cmenden-tregtaret-e-druve-ne-korce-25-dru-1700-leke
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp