Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se është shumë e një rëndësie kyce që Ballkani të lidhet sa më shumë që të jetë e mundur me BE-në.
Sipas Politico-s, von der Leyen deklaroi se celja e një rruge të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka ?peshë të madhe strategjike? për bllokun. Deklarata e saj erdhi pas një takimi të zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Von der Leyen që pritet ta nisë mandatin në 1 dhjetor, deklaroi se Shkupi dhe Tirana kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të përmbushur kërkesat që BE-ja ka pasur për ta, dhe shtoi se ajo vetë do të kërkojë mënyra alternative për të forcuar lidhjet me të dy vendet.
?Për sa kohë që nuk është e mundur të celen bisedimet e anëtarësimit, unë do të përdor të gjithë energjinë time për zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do t?i lidhin gjithmonë e më shumë këto vende me bllokut përmes një bashkëpunimi të ngushtë,? ka deklaruar Von der leyen, duke shtuar:
?Nëse nuk e bëjmë këtë, të tjerët do të shfrytëzojnë këtë vakum dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë ?.
Nisja e mandatit të shefes së re të Komisionit Evropian është vonuar pas refuzimit të tre kandidatëve për komisionerë. Një ditë më parë, ai që bllokoi dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi edhe një herë për ?The Economist?, se Bashkimi i Evropian i duhet të reformojë njqë herë procedurat e anëtarësimit përpara ara se të hapë negociatat me të dy vendet.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH