Ora News - Basha: Lidhjet me rusët i ka vëllai i Presidentit më të dashur të Putinit në Ballkan

Ora News Lajme 2019-11-08

Views 0

#rtvora #oranews

Tërheqja e Prokurorisë nga çështja për pastrim parash ndaj tij, për Kreun e PD Lulzim Basha, tregoi se organi i akuzës pranoi se akuzat për lidhjet me rusët ishin të stisura. Pas takimit me të rinjtë e Krujës lideri i opozitës akuzoi Edi Ramën se po përdor Prokurorinë për të sulmuar kundërshtarët e tij politik.

"Vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e dosjes 339 që publikoi gazeta Bild. Vetëm për këtë arsye fabrikoi këtë akuzë. Tha që kishte dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që prodhoi ishte tërheqja me turp nga këto akuza. Nuk prodhoi asnjë dokument për këtë akuzë qesharake dhe të turpshme me të cilën u detyrua të gënjente opinionin publik për dy vite me radhë. Tha që kishte dokumente hetimi kundër PD dhe i vetmi dokument hetimi është dokumenti i Bilalit.

90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para gjithë shqiptarëve. Prokuroria është detyruar të pranojë gënjeshtrat që i fabrikoi për shkak të presionit politik të Edi Ramës. Atë 10% që ka çuar dosjen në gjykate do ta çmontojmë në gjykatë vetëm përmes të vërtetës. Na akuzuan për agjentë rusë, për pastrim parash, na akuzuan për për gjithçka që i duhej. E vetmja gjë që solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën", deklaroi Basha.

Por lidhje direkete me rusët, Lulzim Basha akuzon kundërshtarin e tij politik.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/basha-lidhjet-me-rusine-i-ka-vellai-i-presidentit-me-te-dashur-rus-ne-ballkan

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form