#rtvora #oranews
Moti i keq me erë të fortë dhe dallgëzim deri në 8 ballë në det të hapur ka shkaktuar pezullim për dy ditë të lundrimit në Vlorë. Trageti i Linjës me Brindizin nuk do të funksionojë ndërsa peshkarexhat dhe anijet e vogla të lundrimit janë urdhëruar të qëndrojnë në vendstrehime.
Lundrimi detar në Vlorë është pezulluar për shkak të motit te keq me erë të fortë.
Trageti do të qëndrojë i ankoruar në brigjet italiane dhe nuk pritet të rinisë lundrimet para 13 nëntorit.
Sipas parashikimeve datat 12 dhe 13 nëntor, pritet të karakterizohen nga një përkeqësim i motit, dhe për pasojë forca e dallgëve do të arrijë deri në 7 ballë në Gjirin e Vlorës
Era në det të hapur arrin 5 m/s e për pasojë dallgët në det shkojnë 3.2 metra dhe 2 metra në Gji.
Lundrimi është pezulluar edhe për anijet e vogla të lundrimit dhe peshkarexhat.
Sipas urdhrit të Kapitanerisë ata duhet të qëndrojnë të ankoruara në zonën e Triportit në Zvërnec.
Edhe në Durrës, peshkarexhat janë këshilluar të mos dalin në det, ndërsa puna në sektorin e ngarkim shkarkimit vijon normalisht.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/moti-i-keq-ne-vlore-pezullohet-dy-dite-lundrimi-detar
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp