Report TV -Furtuna rrëzon shtyllat elektrike në Vlorë, këto zona kanë mbetur pa energji

Report TV 2019-11-15

Views 0

Vlora vijon të jetë një nga rajonet më të prekura nga moti i keq. Reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike dëmtuan rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit por edhe ne Lumin e Vlorës.

Ndërkohë OSHEE njofton se si pasojë e motit të keq ka patur pasoja të mëdha në rrjetin elektrik.

Sipas OSHEE konkretisht në Nartë, janë rrëzuar shtylla, në Himarë është stakuar fideri 1, në Dhërmi te pedonalja është shembur një kabinë (pranë Havana), Qeparoi dhe Kudhës janë pa dritat pas dëmtimit të fiderit 6 pranë Porto Palermos, në Rradhimë është shkëputur përcjellësi Tm, pjesë e fiderit 2, kurse në Selenicë kemi probleme në kabinën ?Resulaj?, gjithashtu fshatrat Bolene dhe Vranisht.

Për të kthyer në normalitet situatën me energjinë dhe për të riparuar dëmet e shkaktuar nga furtuna, janë ngritur grupe pune edhe pse në kushte jo të favorshme.

Share This Video


Download

  
Report form