Ora News - Akuzohet për tjetërsim prone në bregdet, rikthehet në burg biznesmeni në Vlorë

Ora News Lajme 2019-11-15

Views 1

#rtvora #oranews

Pëllumb Petritaj, biznesmeni i akuzuar për skandalin e tjetërsimit të tokave në bregdetin e Vlorës është rikthyer në burg.

Pas një serie shtyrjesh të seancave gjyqësore për tjetërsimin e pronave, të cilat biznesmeni po i ndiqte në gjendje të lirë, prokurori i Vlorës, Albert Kuliçi ka kërkuar rikthimin e tij në qeli.

"Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar ka bërë ndalimin e P.P., 55 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,"-njofton policia.

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë, është pranuar nga treshja e gjyqtarëve Atalanta Zeqiri, Skënder Haluci dhe Albert Spiro. Vendimi është marrë në seancën gjyqësore të ditës së martë ndërsa policia e Vlorës konfirmon se e ka zbatuar atë të njëjtën ditë.

Por familja e biznesmenit ka kallëzuar treshen e gjyqtarëve, pasi pretendon se vendimi është ekzekutuar përpara se ti komunikohej në sallën e gjyqit.

LEXO: Lirimi nga burgu

Pëllumb Petritaj, po përballej i lirë me akuzën e tjetërsimit të 100 hektarë tokë në Akërni të Vlorës. Në maj të këtij viti, pas 7 muajsh në burg, ai u la i lirë kundrejt garancisë pasurore prej 2.5 milion lekë nga gjyqtari Ervin Trashi.

Në dosjen penale Petritaj akuzohet për falsifikim dokumentesh pastrim të produkteve të veprës penale. Për të njëjtën çështje është dënuar në mungesë me katër vite heqje lirie, aktualisht e shpallur në kërkim Blerina Dhrami (Brahimaj) ish-juriste e Hipotekës së Vlorës.

I konsideruar si personi kyç në një sërë dosjesh të bujshme të tjetërsimit të pronave në bregdet, biznesmeni Pëllumb Petriti ishte shpallur në kërkim në qershor të 2016-tës, ai u mbrojt nga avokati Enkes Hysendhima , I cili I shpëtoj 24 viteve burg dhe fitoj pafajësinë më 27 Mars 2018.

Petritaj dhe Hysendhima u akuzuan fillimisht si të përfshirë në tjetërsimin e 220 ha tokë në bregdetin e Karaburunit. Biznesmeni vijon betejën ligjore edhe për dosjen e falsifikimit të 150 ha tokë në Zvërnec për të cilën më 10 Tetor 2018 prokurori çështjes kërkoi për të 1.6 vite burg.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/akuzohet-tjetersim-prone-ne-bregdet-rikthehet-ne-burg-biznesmeni-ne-vlore

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form