KOKSH Asambleja e Sportit - (22 Janar 2000)

RTV KLAN 2019-11-15

Views 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Është mbledhur sot në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve, asambleja e jashtëzakonshme e Komitetit Olimpik Shqiptarë. KOKSH mblidhet me pjesëmarrje e drejtuesve të saj e federatave sportive. Ndërmjetë të ftuarëve ishin të pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosoves Besim Hasani dhe Sedat Kuçi. Mbledhjen e hapi sekretari i KOKSH Stavri Bello, më pas foli edhe presidenti i Komitetit Olimpik Arben Jorgoni. Pas aprovimit të rendit të ditës, në parim u kaluan diskutimet nen per nen nga pjesmarrësit në asamble. Folën Merita Zaçe, anëtare e komitetit ekzekutiv, Flobens Dilaveri, presidenti i federatës shqiptare të atletikës, Janaq Zizo, president i federatës së alpinizmit, Miço Papadhopulli, president i federatës së futbollit, etj. Të gjithë diskutantët ngritën probleme të ndryshmë në drejtim të statutit të Komitetit Olimpikë, duke kritikuar dhe drejtuesit për mangësitë e vrejtura deri tani. Ne perfundim me shumicë votash u vendos në parim aprovimi i ndryshimeve në statutin e KOKSH. U miratuan anëtarët e rinj si Hysen Domi dhe Genc Ruli presidenti i Federates se Boksit. U aprovua anëtarësimi i shoqatës së dancit sportiv./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form