Presidenti i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë veprimet mes" />
Presidenti i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë veprimet mes"/>

Ora News - Meta zbulon "puçin" për Kushtetuesen: Kuvendi do merrte 3 kandidatura, Presidenti 1

Ora News Lajme 2019-12-09

Views 0

#rtvora #oranews

Presidenti i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë veprimet mes KED dhe Kuvendit, pasi sipas tij, këto institucione kanë mashtruar qëllimisht për të sjellë krizën me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, Meta tha se vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare me 9 nëntor të këtij viti nga KED, është i njëjti me atë të botuar me 22 shtator në faqen e Gjykatës së Lartë.

Përmes kësaj skeme, tha kreu i Shtetit, Kuvendi do të emëronte 3 kandidatë nga 2 që i takonin dhe Presidenti do të mbetej me 1 nga 2 që e kishte të drejtë me ligj dhe Kushtetutë.

Ky proces, paralajmëroi Meta, një ditë do ta ketë ndëshkimin e pashmangshëm në mënyrë që të bëhet mësim për të gjithë që tallen me Kushtetutën dhe ligjin.

Ilir Meta: Ajo që është botuar gjoja në Fletoren Zyrtare me 9 nëntor është i njëjti vendim që është botuar edhe në faqen e Gjykatës së Lartë. Shkresa që i dërgojnë Presidentit, këto katër emra ëhstë botuar njëherë dhe vendimi ka qenë për tu botuar.

Është botuar me 22 shtator. Ky të njëjtin vendim shkon e boton se ka miq dhe shokë, në mënyrë të paligjshme te Fletorja Zyrtare për të krijuar idenë se ishte KED që e konstatoi këtë vetëzgjedhjen e kësaj zonjës në bazë të gjoja mekanizmit zhbllokues. Është vetëm për efekte mashtrimi për opinionin vendas dhe ndërkombëtar që të krijhet ideja që presidenti e kaloi afatin.

Fakti që kjo u botua në Fletoren Zyrtare do të thotë se kjo hyri në fuqi.Që të justifikojë veprimin e qëllimshëm, në mënyrë që të shmangej zonja Vorpsi si e vetëshpallur dhe të zgjidheshin dy kandidaturat e tjera. Kuvendi nga dy kandidatura që i takonin sipas ligjit të merrte tre dhe Presidenti nga dy që i takonin sipas Kushtetutës dhe ligjit të mbetej me një dhe një t'ja merrnin kështu në këtë mënyrë që besoj se nuk ka fëmijë që nuk e ka kuptuar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/meta-zbulon-pucin-kushtetuesen-kuvendi-do-merrte-3-kandidatura-presidenti-1

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form