Thumb On - Mesazhi i Ambra Medës që mundi kancerin: Gjeje forcën brenda vetes sepse Ti Mundesh!

Ora News Emisione 2019-12-12

Views 1

#rtvora #thumbon

Ambra Meda u bë e njohur pasi mundi kancerin dhe u kthye në një prej vajzave më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo ka dhënë një mesazh shumë të fortë duke i kujtuar të gjithëve atë që kaloi në moshën 16-vjeçare.

"Njeriu duhet ta gjejë gjithmonë forcën, edhe ashtu i mbytur, ashtu duke vuajtur duhet të buzëqeshur. Sepse njeriu duke mbledhur gjithë këto forca arrin të shprehë atë që është vërtetë", thotë Ambra.

Ndër të tjera, tregon se nuk ishte aspak e lehtë që të kuptonte rëndësinë e jetës teksa qëndronte e shtrirë në krevatin e një spitali, por ia doli.

"Janë ditët më të vështira që japin leksionet më të mira. Jam e sigurtë që gjithë ju që vuani, do vijë dita që të jeni fitimtar. Dhe gjithë ato lot, vuajtje do ta kenë një kuptim. Gjejeni forcën brenda vetes dhe thoni 'Unë mundem' sepse 'Ti mundesh'", përfundon mesazhi i Ambrës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mesazhi-i-ambra-medes-qe-mundi-kancerin-gjeje-forcen-brenda-vetes-sepse-ti-mundesh

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form