Tirana, këshilli bashkiak, qendra e re kreative - (28 Janar 2000)

RTV KLAN 2019-12-12

Views 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Tirana krahas vlerave historike që mbart, çdo ditë dhe më shumë mundohet të nxjerr në pah edhe ato që vitet i kanë lënë në harresë. Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e parë për këtë mijëvjeçarë, diskuton përveçproblemeve që kërkojnë zgjidhje edhe projekte kulturore për një gjallëri të aktiviteteve në kryeqytet. Në komisionin financë-buxhet, është paraqitur projektvendimi dhe është miratuar fondi për një aktivitet sportiv në Prishtinë. Është diskutuar gjithashtu ringritja e muzeut historikë të arsimit për Tiranën. Por ajo që do të sjell të renë është ajo për ngritjen e një qendre rekreacioni të kulturës, tenderi i së cilës do të zhvillohet në Shkurt. E paraqitur me projekte, qendra kulturore do të ngrihet tek ish-artistikja Migjeni. Kjo do të shërbej për inkurajim dhe nxitjen e talenteve në muzikë, pikturë, sklupturë etj. Fondet e bashkisë janë 12 milionë lekë të reja, ndërkohë që kërkohet bashkëpunim edhe nga donatorët. E gjithë kjo qendër kushton 75 milion lekë të reja. Meqënëse ndërtesa është dy katëshe është menduar edhe për hoteleri për artistët./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Share This Video


Download

  
Report form