#rtvora #oranews
Ndërkohë që është ngritur prej disa muaj një Komision Hetimor për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta ka folur për shpërndarje të Parlamentit.
Por kush do fitojë garën, do shpërndajë Presidenti Parlamentin, apo do shkarkojë Parlamenti Presidentin?
I pyetur nga gazetarët gjatë një deklarate për mediat, Taulant Balla tha se Ilir Meta flet ëndrra me sy hapur kur flet për shpërndarjen e Parlamentit.
Sekretari i grupit parlamentar të PS shtoi se Kuvendi ka kompetencën për ta shkarkuar Presidentin, ndërsa Meta nuk e ka të drejtën për të shpërndarjen e Parlamentit.
Taulant Balla: ?Kush kupton sadopak jurisprudencë në këtë vend, e di që Kuvendi e ka të drejtën ta shkarkojë Presidentin e Republikës në bazë të një procesi rigoroz Kushtetues që buron nga një raport i Komisionit Hetimor qoftë ky apo ndonjë komision tjetër hetimor që është ngritur për shkelje të rënda të Kushtetutës.
Presidenti i republikës së Shqipërisë sheh ëndrra me sy hapur kur flet edhe për gjëja për dekrete që mund të shpërndajnë Parlamentin. Gjeni nenin e Kushtetutës që Presidenti i Republikës e paska këtë të drejtë.
Të mos harrojmë që të vetmen lidhje që ka Presidenti me Kuvendin është ajo e thërritjes së parë të seancës pas procesit zgjedhor, për caktimin e seancës së parë plenare të Parlamentit. Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk e ka këtë kompetencë. Kuvendi i Shqipërisë e ka kompetencën për ta shkarkuar Presidentin.?
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shperndarja-parlamentit-balla-meta-flet-endrra-me-sy-hapur
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp