Ora News - Raporti i KLSH-së: Në 9 muaj, 268 milion euro dëm në buxhetin e shtetit

Ora News Lajme 2019-12-12

Views 0

#rtvora #oranews

Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit për periudhën janar-shtator është 268 milion euro ose 33 miliardë lekë.

Ndërkohë që shkeljet më të mëdha janë vërejtur në fushën e dhënies me qira, privatizimit si dhe konçesionet.

Nga ky zë, dëmi në buxhet rezulton të jetë 20.6 miliardë lekë i ndjekur nga prokurimet publike, si dhe të ardhurat nga tatimet e doganat.

KLSH ka deklaruar se ka nisur përgatitjen e 23 kallëzimeve penale për zyrtarë të niveleve të ndryshme.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar 122 auditime në institucionet e vendit. Auditimet janë shtrirë në institucione qendrore dhe njësi të varësisë si ministritë, drejtoritë e përgjithshme, degët e doganave si dhe shoqëritë aksionere me kapital shtetëror apo njësi të vetëqeverisjes vendore.

KLSH, konstaton se mbetet shumë për të bërë për të krijuar kulturën e përgjegjshmërisë menaxheriale dhe për të garantuar një sistem menaxhimi financiar dhe kontrolli sa më efektiv. Niveli i dëmeve dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative në buxhetin e shtetit thuhet në raportin e KLSH-SË.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/raporti-i-klsh-se-ne-9-muaj-268-milion-euro-dem-ne-buxhetin-e-shtetit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form