#rtvora #oranews
7100 apartamente shumica prej tyre prej më shumë se 10 vitesh të braktisura nga ndërtuesit, janë legalizuar në Tiranë.
Kjo u bë e ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, gjatë një ceremonie për shpërndarjen e lejeve të legalizmit.
Lame: Me pallatin e sotëm shkojmë në rreth 7100 apartamente të legalizuara vetëm në Tiranë nga pallatet e braktisura. Kishin mbetur si plaçkat e kasapit, askush nuk u dilte për zot përveç qytetarëve.
Të ashtuquajturit sekserë duket se janë kthyer në shqetësim.
Duke i cilësuar mashtrues, Kreu i Kadastrës i bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të drejtohen vetëm në sportelet e Kadastrës.
Lame: Regjistrimin, certifikimin, legalizimin e pallateve, regjistrimin e pronave në Kadastër e bëjnë vetëm punonjësit e Kadastrës. Mos u merrni me lloj-lloj sekserësh që vijnë vërdallë si hiena poshtë e përpjetë jo për kaq lekë këtu, jo për kaq lekë atje.
Gjithashtu Lame i bëri thirrje banorëve të pallateve të bëhen bashkë për të përfituar nga ky proces.
Në këtë mënyrë sipas tij edhe procesi do të ecë më shpejt.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/legalizohen-pallatet-e-braktisura-nga-ndertuesit-lame-kujdes-nga-sekseret
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp