Dy persona konsiderohen të zhdukur, të paktën dy të tjerë janë lënduar dhe qindra shtëpi janë përmbytur; shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi kanë goditur rajonet Alpes Maritimes dhe Var, në Francën juglindore.
Rajonet janë në alarm të kuq për stuhi dhe përmbytje që nga e shtuna, ndërkohë që sipas meteo francë gjendja duket pakëz më e qetësuar tani dhe alarmi është ulur në nivelin portokalli.
Disa qytete janë evakuar për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe zyrtarët lokalë në të tjera rajone u kanë kërkuar banorëve të qëndronin në shtëpitë e tyre. Më shumë se 4 mijë shtëpi ishin pa energji elektrike të shtunën në rajonin e prekur nga moti i keq.
Ndërsa në itali, Xhenova dhe pjesë të tjera të rajonit të Ligurias u përballën me reshje të dendura gjatë natës dhe mbeten edhe sot në alarm të kuq. Shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që lumenjtë Fegino dhe Ruscarolo të tejmbushen.
Transporti hekurudhor është ndalur mes Aleksandrisë dhe Savonës, në Liguria, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga moti i keq. Disa trena rajonalë janë anuluar dhe trenitalia ka aktivizuar një shërbim zëvendësues.
Në Xhenova Kogoleto, rreth 400 persona mbetën të izoluar për shkak se një rrëshqitje e madhe dheu bllokoi rrugët.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH