Report TV - Rama flet për opozitën dhe fluturimet business class të Kryemadhit dhe Aurela Bashës

Report TV 2019-12-12

Views 0

Sa i përket udhëtimeve në avion me business class të liderit demokrat Lulzim Basha, bashkëshortes së tij, dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, fotot e të cilave u bënë virale teksa qëndronin me këmbët lart në avion, kryeministri Rama tha se qeveria nuk udhëton në asnjë rast në "business class". Ai sqaroi se të vetmet fluturime të tilla janë kur ai merr rrugëtime të gjata përtej Oqeanit, siç u shpreh, duke theksuar se ka të bëjë ndër të tjera, edhe me problemin e tij shëndetësor me shtyllën kurrizore, dhe me vështirësitë që krijon një fluturim për orë të tëra.Qeveria jonë e ka marrë këtë vendim: Nuk udhëton me business clas, vetëm kur 198 cm e mia duhet të dalin përtej Oqeanit për të mos dalë i paketuar nga avioni bashkë me shtyllën time kurrizore që tashmë është bërë publike", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form