Ilir Meta intervistë pas paktit të Prespës - (2 Shkurt 2000)

RTV KLAN 2019-12-12

Views 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryeministri Ilir Meta:- Pakti i Prespës është një mesazh kuptim plotë ku gjithnjë e më shumë po flitet për paktin e stabilitetit. Ky takim trilateral, në nivelin e kryeministrave të tre vendeve në liqenin e Prespës që para disa viteve i ndante këto vende ka filluar të na bashkojë. Kjo tregon që qeveritë e vendeve tona janë më të ndërgjegjshme për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët, një të ardhmë më të mirë. Njëkohësisht nga ky takim duke filluar me mbrojtjen e ambjentit ne jemi të sigurt se do të ecim në bashkëpunimin trilateral dhe rajonal edhe përsa i takon bashkëpunimit ekonomike, atij kulturor e shkencor.

Gazetari:- Janë zhvilluar disa takime rajonale në kuadër të paktit të stabilitëtit, ndërkohë cili do jetë procesi i mëtejshëm dhe cilat nga projektet mund të realizohen me mbështetje financiare?

Kryeministri Ilir Meta:- Përsa i takon fatit të financimit të projekteve të paktit të stabilitetit të cilat janë të identifikuara, projekte në bashkëpunim me vendet fqinje, me ipakt rajonal, fati i financimeve të tyre do të duket në konferencën e financimeve që do të zhvillohet në Mars. Pakti i i stabilitetit është një koncëpt shumë më i gjerë, se sa thjesht projektet.

Gazetari:- Pakti i Stabilitetit ka krijuar një ambjent integrimi të shoqërive ballkanike e më gjerë të Europës Juglindore. Por në shoqërinë shqiptare a mendoni se ka ardhur momenti të krijohet një pakt midis forcave politike?

Kryeministri Ilir Meta:- Mendoj se ky pakt midis forcave politike duhet të ishte krijuar prej kohësh në vendin tonë, megjithatë kjo nuk ka qene e mundur, për shkakt të mungesës së vullnetit të një pjese të opozitës, që kërkon të bojkotojë gjithçka. Me atë ne duhet të përpiqemi dhe të punojmë si mazhorancë, për të krijuar një pakt ose një konsensus sa më të gjerë me opinionin publik në përgjithësi natyrisht dhe me forcat politike, në mënyrë që synimet që ka pakti i stabilitetit, të vazhdojnë më tej me realizimin e atyre dy synimeve strategjike për vendin tonë, që janë integrimi në BE dhe në NATO./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Share This Video


Download

  
Report form