Qeveria shpall gjendjen e jashtezakonshme

RTV KLAN 2019-12-12

Views 0

Në rajonin e Durrësit dhe Tiranës, qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas goditjes sizmike prej 6.3 ballë, e cila siç parashikohet në Kushtetutë dhe ne ligjin e ri per emergjencat, do të funksionojë për 30 ditë.

Në rast se do të lindë nevoja për ta zgjatur këtë afat atëherë vendimi do të merret nga Parlamenti.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave mëngjesin e kësaj të mërkure Kryeministri shpjegoi dhe arsyet përse ky vendim nuk u mor menjëherë.

?Është thënë se ne po shmangim gjendjen e jashtëzakoshme për të mos marrë përsipër përgjegjësitë tona, pa e ditur fare se çfarë është në të vërtetë gjendja e jashtëzakoshme. Dje nuk ka qenë momenti për këtë. Dje ka qenë momenti për të adresuar hemoragjinë e tmerrshme që ka shpërthyer. Ne sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. Ashtu si Kushtetuta dhe legjislacioni e thonë, do të jetë në perimetrin e vendeve që janë të prekura, Tiranës dhe Durrësit. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash. Nuk e di a janë të gatshëm ata që e predikonin për t?iu nënshtruar këtyre masave. Kjo ka qenë arsye që ne kemi reflektuar, sepse gjendja e jashtëzakonshme përkon me marrjen ose krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditore?, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa për 28 dhe 29 Nëntorin nuk do të ketë festime por do të jenë ditë solidariteti kombëtar.

Në faqen e-Albania të portalit të qeverisjes është vendosur në dispozicion dhe një numër i posaçëm llogarie për këdo do të kontribuojë për familjet e prekura nga tërmeti. Kryeministri apelon që ndihmat financiare por dhe ato materiale të përqëndrohen në një drejtim, ndaj t?i drejtohen këtij portali.

Kryeministri deklaron se 7 prioritetet që shpalli ditën e hënë tani do të kalojnë në plan të dytë, pasi përballimi i kësaj situate do të vendoset në krye të axhendës qeveritare.

I kthen përgjigje dhe akuza të opozitës për mos shpalljen emergjencës që prej ditës së djeshme.

Falenderon për mbeshtetjen të gjitha vendet e rajonit, BE dhe SHBA dhe thotë se për planin për përballimin e të gjithë kostove që shkaktoi tërmeti do të flasë dhe në samitin e NATO-s që mbahet në Londër më 2 dhe 3 Dhjetor.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form