Deputetët nënshkrues të nismës për një njësi zgjedhore e hedhin poshtë deklaratën e kryeut të Kuvendit Talat Xhaferi për afat të shkurtër kohor për zbatimin e ndryshimeve para zgjedhjeve. Sipas këtij grupi të deputetëve të cilët tashmë janë 18 në numër, nuk ka pengesa për zbatimin e ndryshimeve. Ata janë të bindur se I kanë votat e nevojshme për miratimin e tyre.