Tërmeti i tre ditëve më parë ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në qytetin e Fushë Krujës ku të paktën tre pallate kanë pësuar çarje. Gazetari i Report Tv Jul Shota ditën e sotme ka qenë tek njëri prej pallateve të dëmtuara në Fushë Krujë. Ashtu si quhet Ish pallati i elektrikut është dëmtuar rëndë.
Disa nga banorët e këtij pallati po qëndrojnë me çadër plazhi poshtë tij pasi kanë frikë të hyjnë brenda, disa të tjerë janë larguar e disa të tjerë vijojnë të qëndrojnë brenda, duke sfiduar vdekjen.
"Ktu kena nejt. Bashkia ska pyet për ne. ka tre ditë përjashta. Bashkia na tha mos hyni mrena. Është hap më shumë shtëpia. S'ka ardh njeri me thën ca ka bo vaki. Është hap totalisht pallati. Nga kati i parë deri në kat ta katërt. Ka prerje kryq." thanë në banorët.