Denoncimi i qytetarit: Pronari solli punetoret per te pastruar demet, nuk dime c’pazar po behet

RTV KLAN 2019-12-12

Views 0

Një pallat në lagjen numër 4 të Durrësit ka pësuar dëmtime të shumta për shkak të tërmeteve. Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e tvklan.al se askush nga bashkia nuk ka shkuar për të bërë kontrolle, por është vendosur vetëm një shirit nga policia bashkiake.

Por sipas Erald Nallbanit, pronari i objektit ka sjellë punëtorë për të pastruar dëmet që të mos tërheqë vëmendjen e televizioneve. Ai thotë se të gjithë banorët janë larguar nga pallati për shkak të situatës së rënduar psikologjike dhe fizike.

?Përshëndetje TvKlan. Nëse mundesh t?i postoni këto foto. Në Durrës tek Stacioni i Trenit/Sheshi i Trageteve lagja 4 rruga ?Iljaz Reka? pasi askush nga bashkia nuk ka ardhur për t?i inspektuar askush, por vetëm sa i kanë vënë një shirit nxitimthi nga Policia Bashkiake. Deri tani vetëm ndërtuesi ka sjellë dje dy punëtorë për të pastruar para pallatit dëmet e rëna nga katet e sipërme që mos tërheqë vëmendjen e televizioneve. Por në pamundësi për tu lidhur me komshinjtë, pasi janë larguar për shkak të situatës së rënduar psikologjike, fizike dhe morale, nuk arritëm të siguronim foto. Ju lutem publikojini këto foto se jemi të shqetësuar pasi nuk po dimë se ç?pazar po bëhet për të mos e nxjerrë këtë pallat si te dëmtuar. Faleminderit?, shkruan Erald Nallbani.


51 persona humbën jetën nga tërmeti katastrofik i 26 Nëntorit, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plagosur. Lëkundjet shkatërruan banesa dhe pallate të tëra duke lënë në qiell të hapur shumë familje. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS