#rtvora #oranews
Pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako postin e saj e zuri Zhyljen Varfaj.
Varfaj mbante postin e zv/kryetarit i kësaj bashkie prej 12 vitesh.
Dhe tani ai do mbajë postin deri në momentin që do vendoset data për zhvillimin e zgjedhjeve të reja për kryebashkiak.
Vendimi për emërimin e tij si kryebashkiak i përkohshëm u mor nga Këshilli Bashkiak i Durrësit.
Dorëheqja e Sakos e papritur
Sako, e cila erdhi në detyrë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, dha dorëheqjen mëngjesin e sotëm.
Ish-kryebashkiakja e Durrësit mori këtë vendim pas deklaratës së saj në media ku tha se duhet të jemi të kënaqur me shifrën prej 50 viktimash nga tërmeti i 26 nëntorit.
LEXO: Sako tha se e lënduar nga reagimet vendosi të japë dorëheqjen.
Nuk dihet ende nëse kjo është arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së saj.
Gazetari i Ora News, Leonidha Musaj raporton se Sako ka pasur konfrontime të njëpasnjëshme me titullarë të ndryshëm dhe njerëz me pozicione që janë pjesë e PS në Durrës.
"Kjo mund të ketë shtyrë në marrjen e këtij vendimi pasi në një situatë të tillë askush nuk priste dorëheqjen e saj,"-raporton ai.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pas-doreheqjes-se-sakos-zgjidhet-kryebashkiaku-i-ri-i-durresit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp