Humbjet e jetëve nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe dëmet e shkaktuara në banesa e kanë detyruar qeverinë që të ndërmarrë një nismë ligjore ndëshkuese për këdo që abuzon me ndërtimet. Nga mbledhja e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi penalitete të forta që presin për këdo ndërtues e arkitekt që abuzon.
?Do ndëshkojmë ndërtuesit, do kalojmë një ligj të shpejtë. Ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit shkojnë në burg 7 deri 15 vjet. Do ndëshkojmë arkitektët që nuk denoncojnë ata ndërtues që e bëjnë projektin ndryshe nga sa është letër. Arkitektët që nuk kanë bërë punën i bie kanë bishtnuar. Duhet të ketë përgjegjësi personale, duhet të kenë pasoja penale e pasurore. Duhet vënë sanksione të forta. Kjo është një humbje e imja, por nuk do jetë më kështu. Duhen dënime shembullore?, u shpreh Edi Rama.
Një tjetër paralajmërim erdhi edhe për ata ndërtues, pallatet e të cilëve u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.
?Pallatet e dëmtuara, që mund të riparohen, do të riparohen nga ata që i kanë ndërtuar. O do ti riparojnë vetë ose do shkojnë në burg, se nuk ka mundësi që të riparojmë pallate të cilat kanë shfaqur dëme të rikuperueshem sepse janë bërë gabime në realizim në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak pallate. Të vijën ata që i kanë bërë dhe t?i riparojnë, ato që janë të riparueshëm?.
Në të parën mbledhje të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri garantoi transparencë për të gjitha fondet e mbledhura të cilat sipas tij do të orientohen drejt familjeve të prekura.