Mblidhet Keshilli i Sigurise Kombetare

RTV KLAN 2019-12-12

Views 1

Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh këtë të hënë pas kërkesës së Presidentit Ilir Meta. Të pranishëm në mbledhje përveç kreut të shtetit është edhe kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Ministrja e Arsimit Besa Shahini, Ministrja e Financave Anila Denaj dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Të pranishëm ishin edhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu. Mbledhja vjen pas tërmetit tragjik të së martës ku humbën jetën 51 qytetarë.

Gjendja në terren ku rezultojnë me dhjetëra pallate të rrënuara e të tjerë të dëmtuar ka bërë që në Shqipëri krahas ekspertëve vendas në terren janë bashkangjitur edhe profesionistë ndërkombëtarë që asistojnë me ekspertizën e tyre në të tilla ngjarje.

7 prej tyre amerikanë, të kryesuar nga këshilltari në këshillin bashkiak të Nju Jorkut Mark Gjonaj si dhe një përfaqësi e diasporës shqiptare në SHBA u takuan gjatë paradites me kreun e shtetit.

Në qendër të inspektimit, ata do të kenë të gjitha shkollat e zonës së prekur nga tërmeti dhe njëherazi vlerësimin e dëmtimeve të tyre./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form