I pyetur nga Report Tv se si do të jetë ndihma e BE-së për Shqipërinë pas fazës së shpëtimit dhe vlerësimit të dëmeve, Soreca u përgjigj duke thënë se vendet e Unionit janë gati për të mbështetur qeverinë edhe për të rindërtuar ato zona që janë prekur. "Janë tre faza, së pari kërkim shpëtimi që ka përfunduar, së dyti vlerësimi i dëmeve që bëhet me ndihmën e vendeve të BE-së, kjo do të vijojë për disa ditë, është një fazë shumë e rëndësishme.
Kjo do të ofrojë siguri popullit shqiptar, ata do ta dinë nëse banesa e tyre është e sigurt. Faza e tretë është vlerësimi pas katastrofës, deri te mbështetja financiare dhe ndërtimi. BE është gati të drejtojë. Ata janë treguar gati për të mbështetur qeverinë për të rindërtuar ato zona që janë prekur, por edhe organizata ndërkombëtare të OKB-së. Tani jemi në mes të fazës së dytë, kur kjo të përfundojë, faza e tretë do të nisë. Komisioneri do të flasë me autoritetet shqiptare" tha ai.